Vetëvendosja, e vetme kundër Thaçit
PRISHTINE- Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin e votëbesimit për Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Hashim Thaçi, edhe pse duket se kjo nismë do të dështojë, për faktin se dy partitë tjera të bllokut opozitar, partia e Isa Mustafës dhe ajo e Ramush Haradinajt kanë paralajmëruar se nuk do ta mbështesin këtë iniciativë.
Ndërkaq, Qeveria e Kosovës është shprehur e gatshme që të ballafaqohet në Kuvendin e Kosovës, me mocionin e votëbesimit, të cilin synon ta ngrejë lëvizja e Albin Kurtit, por edhe për mbajtjen e zgjedhjeve brenda 45 ditësh, nëse diçka e tillë do të kërkohet. Lëvizja Vetëvendosje, e shqetësuar me arritjen e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit për pikat e kalimit, ka ndërmarrë një iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin e votëbesimit ndaj kryeministrit Thaçi.
Ne do të llojmë mbledhjen e nënshkrimeve nga deputetët që dëshirojnë ta përkrahin nismën për mocion votëbesimi ndaj Qeverisë. Nuk bëhet fjalë për tërheqje dhe do të vazhdojmë punën me këtë iniciativë, por do të shohim në ditët në vijim se cili do të jetë rezultati, ka thënë të martën deputeti Visar Ymeri, pa mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Nga ana tjetër, deputetët e Grupit parlamentar të LDK-së nuk do ta rmosin nismën e Vetëvendosjes, për faktin se siç ka deklaruar Ismet Beqiri, ne nuk dëshirojmë të jemi pjesë e një iniciative, eventualisht të dështimit, sepse duhet të jemi realistë, për të pasur sukses një iniciativë e tillë nuk duhet kërkuar votat e opozitës, por duhet kërkuar diku tjetër.
Ai i ka sugjeruar Vetëvendosjes! që për nisma të tilla serioze, sikurse janë nënshkrimet e deputetëve për mocion të votëbesimit ndaj qeverisë, nevojitet konsultimi paraprak me partitë opozitare.
Në rast se do të shkonte kjo qeveri, sërish do ti mundësohej PDK-së që të vidhte votat, në mënyrë industriale, në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe në mënyrë të jashtëzakonshme. Ne jemi që zgjedhjet e ardhshme të organizohen mirë, dhe në këtë drejtim kemi një agjendë të përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale vitin e ardhshëm. Vërtet nuk na duhen zgjedhje vetëm sa për të zgjatur jetën një keqqeverisje, sepse aktualisht nuk kemi mekanizma për ta mbrojtur votën e qytetarëve, ka thënë Ismet Beqiri.
Edhe she i Grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, thotë se aktualisht nuk është koha për ngritjen e një mocioni për rrëzimin e qeverisë. Një mocion votëbesimi tash për tash nuk do të prodhonte efekte çfarë po synon Vetëvendosje për shkarkimin e qeverisë dhe kryeministrin, pasi që opozita nuk i ka votat e mjaftueshme. Kështu që mendojmë se efekti pikërisht do të ishte i kundërt prej atij çfarë po kërkon Vetëvendosje , ka thënë ai.
Nëse mocioni do të dështonte, kjo qeveri vetëm sa do ti forconte pozitat e veta për të keqqeverisur me vendin, ka thënë Ardian Gjini.