Afganistan, Karzai rikthehet në Kabul pas atentateve
Presidenti afgan Hamid Karzai është rikthyer në Kabul, pasi ka anuluar vizitën në Londër, për shkak të situatës që u krijua pas atentateve të djeshme në Kabul dhe Maza-i-Sharif gjatë festimeve të festës së Hashures.
Sipas burimeve të presidencës, Karzai do të drejtojë mbledhjen e emergjencës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Në atentatet e djeshme mbetën të vdekur 59 veta.