E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevendosja kunder dialogut

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje qëlluan me domate ndërmjetësin e Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë – Beograd Robert Cooper teksa po largohej nga selia e qeverisë në Prishtinë.

Siç mesohet Cooper i cili erdhi ne Prishtinë pas vizitës në Beograd është takuar me kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryenegociatoren Edita Tahiri.

Takimi nuk u njoftua per mediat, madje ekipet e xhirimit jane penguar te hyjne ne seline e qeverise. Menjehere me t’u mesuar lajmi se Cooper ndodhej ne takim me Thaçin, dhjetera aktiviste te vetevendosjes rrethuan godinen me parrulla te shumta ne duar kunder dialogut.  

Në takimin e sotëm mes Thaçit dhe të dërguarit është diskutuar për zbatimin e marrëveshjeve të arritur mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë gjatë procesit të bisedimeve teknike në Bruksel, njfoton Zyra e Kryeministrit.

Sipas njoftimit, Kryeministri Thaçi theksoi se këto marrëveshje duhet të implementohen edhe nga ana e Serbisë, pasi ato janë në dobi të qytetarëve të të dy shteteve dhe në dobi të forcimit të paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

”Ndërmjetësi i BE-së në bisedimet teknike mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper theksoi se marrëveshjet e nënshkruara nga përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë duhet të implementohen sa më shpejtë, në mënyrë që të ecet përpara në proces”, thuhet në njoftim.

Pas takimit në Qeverinë e Kosovës, në drejtim të Cooper-it persona të papërgjegjshëm kanë hedhur domate.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›