ArvizuNdryshim tani

Shoqëria nuk duhet të qëndrojë vetëm në pritje dhe heshtje, që politika
të zgjidhë problemet e saj. Njerëzit duhet të ngrenë zërin për të
drejtën dhe fatin e vendit të tyre.
“Act Now!”, kjo është ftesa që u ka bërë shqiptarëve amabsadori amerikan përmes një fushatë që u shpall në Tiranë, në prani të aktorëve më të rëndësishëm të shoqërisë civile, hapësira e së cilës, sipas tij, vitet e fundit është ngushtuar ndjeshëm.
“Disa prej jush mund të kujtojne që pak kohë më pare u takuan me nje vizitor nga Ëashingtoni, Une dhe ai u goditem nga nje shprehje e njerit prej jush, i cili tha se vitet e fundit hapesira ku vepron shoqeria civile eshte zvogeluar ndjeshem. Dhe kjo na goditi te dyve. Sepse pergjgjja nuk eshte ne krijimin e nje zyre qeveritare qe mbikëqyr dhe drejton shoqerine civile, pergjigjja eshte tek dhenia e me shume hapesire,jo vetem shoqerise civile, por edhe individeve, ne menyre qe t’u pergjigjemi sa me shume shqetesimeve te qytetareve. Te degjojme ate qe kane per te thene”, tha Arvizu.
Në prani të qindra pjesëtareve të shoqërise civile dhe qytetarëve, ambasadori amerikan ka renditur disa nga çështjet më të rëndësishme që në ditët e sotme po rëndojnë mbi gjithë shqiptarët dhe për të cilat qytetarët shqiptarë, nuk duhet të heshtin.
“Kam një pyetje.Përse është penguar realizimi referendumit për plehrat? Përse KQZ-ja, e cila duhet të veprojë brenda një afati kohor të përcaktuar nuk ka dhënë një pergjigje, edhe pse kërkesa është firmosur nga më shumë se 50 mije qytetarë? Le te ndalemi pak tek kjo nisme, qe eshte ‘Vepro tani!’ Kjo eshte per çdo qytetar te Shqiperise dhe eshte per ndryshimin qe ne duam, per ate që gjendet në çdo cep të ketij vendi të bekuar, që gjendet në pikëllimin e studentëve dhe pedagogëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, në Elbasan, ku një autobus i mbushur me studentë ra në një luginë, nga një qafë e rrezikshme pranë Himares;gjendet në hidherimin e një familjeje në Dukagjin, ku një vajze 17-vjeçare u be pre e një dhune të pakuptimtë, e cila s’duhet të ketë vend në Shqiperinë e shekullit të 21-të;gjendet tek banoret e Sarandes, të cilët kanë parë sesi qyteti i tyre ka humbur nga hijeshia e është kthyer në një kanion të betonuar; gjendet ne Gjirokastër, ku qytetarët shohin sesi bien shtepitë historike; gjendet ne Tiranë, ku nga drejtimi i makinave lëvizja është e rrezikshme për kembesorë, por edhe ngaresit e makinave, ndaj ‘Vepro tani!’, tha Arvizu.
Edhe pse kanë kaluar 22 vite nga rrëzimi i regjimit, shqiptarët ende nuk e kanë arritur ëndrrën e tyre. Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu, ka shprehur mbështetjen e tij ndaj gjithe shqiptarëve që kërkojnë të drejten e tyre.
Me pas figura të rëndësishme të vendit tonë si Ismail Kadare, Alfred Moisiu kane firmosur ne menyre simbolike kete nisme.