E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozimi i kodikeve te Beratit

Kodiku i purput i Beratit “Beratinus I” dhe disa ikona të Unufrit janë ekspozuar në Strasburg. Përgjegjësi i arkivit bizantin në Arkivin Qendror të Shtetit, Sokol Cunga na bën me dije se kjo pjesë e trashëgimisë kulturore gjithnjë zgjon interesin e të huajve.
Cunga tha se brenda një viti kodikët janë ekspozuar në dy vende europiane si Sofie dhe Strasburg për t’i bërë të njohur këtë pjesë të kulturës tonë, por një formë e mirë e promovimit të këtyre vlerave unikale është edhe riprodhimi i tyre.
Së shpejti pritet të dalë nga shtypi  një botim luksoz edhe i kodikut të Korçës i cili është tepër i veçantë në dekor dhe formën e të shkruarit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›