Vetëvendosja në Gjermani, takime me udhëheqës të CDU dhe SPD

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe nënkryetari i parë, Shpend Ahmeti, kanë zhvilluar një vizitë dyditore në Berlin të Gjermanisë.
Gjatë kësaj vizite, ata janë takuar me udhëheqës të dy partive më të mëdha në këtë vend, CDU dhe SPD, dhe me zyrtarë gjermanë, njofton lëvizja Vetëvendosje.
Në këtë kuadër, Kurti dhe Ahmeti, u njohën së afërmi me qëndrimet e dy partive kryesore në Gjermani për situatën në Kosovë.
Krerët e Vetëvendosjes kanë diskutuar gjithashtu edhe për emigrantët shqiptarë në Gjermani dhe rolin që ka ajo në zhvillimin ekonomik dhe politik të Kosovës.