E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, shpërthen cisterna, e pëson minibusi

 Kamioni cisternë i sulmuar me raketë u përmbys dhe mori flakë në distriktin e Panjëayit, në provincën e Kandaharit, në jug të Afganistanit. Fatkeqësisht, në kohën e shpërthimit në flakë, aty po kalonte një minibus me 10 pasagjerë. Minibusi u përfshi nga flakët duke vrarë shtatë persona dhe plagosur tre të tjerë.

"Kamioni mori flakë në kohën që pranë tij po kalonte minibusi'', tha Sardar Mohamad, shefi lokal i sigurisë duke shtuar se “kjo solli që minibusi të përfshihej plotësisht nga flakët që shpërthyen në kamionin cisternë . Ka shtatë të vdekur dhe tre të plagosur''. /Start/

                                                                                             2012-04-06 10:51
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›