E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet neShkoder FSK nendihme te qytetareve

SHKODER- Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ka biseduar te enjten me kryeministrin e Shqiperise Sali Berisha lidhur me vershimet e medha qe po u shkaktojne deme qytetareve te veriut te Shqiperise. Te dy kryeministrat u dakorduan qe kjo fatkeqesi njerezore therret per solidarizim dhe veprim te perbashket emergjent dhe humanitar.

Kryeministri Thaci i premtoi Kryeministrit Berisha mbeshtetjen e qytetareve te Kosoves dhe ndihmen aktive te Qeverise se Kosoves. Per kete qellim kryeministri Thaci ka kerkuar qe efektivet e Forces se Sigurise se Kosoves FSK te dislokohen ne Shkoder te cilat do te mberrijne ne terren sot duke treguar keshtu ndjenjat e unitetit humanizmit dhe vellazerise thuhet ne nje njoftim te zyres per informim te kryeministrit te Kosoves.

Kryeministri i Republikes se Kosoves do tju drejtohet gjithashtu qytetareve te Kosoves per ti njoftuar per te rejat dhe per gjendjen e krijuar. Keto jane caste kur te gjithe shqiptaret duhet te jene te bashkuar.
Nderkohe ministri i FSK-se Fehmi Mujota ka autorizuar Komandantin e FSK-se gjeneral lejtenant Sylejman Selimin qe te nxjerre Urdhrin Operacional per dislokim te njesitit te kerkim-shpetimit te FSK-se ne veriun e Republikes se Shqiperise.

Komanda e Forces Tokesore te FSK-se po merr te gjitha veprimet e nevojshme per dislokim te njesive perkatese sa me pare qe te jete e mundur. Kjo eshte hera e dyte qe FSK-ja ndihmon Republiken e Shqiperise per perballimin e situatave te jashtezakonshme.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›