E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rekord papunësie në BE

Eurostat - Në muajin prill të 2009 papunësia shënoi një rekord prej 9.2%. Muajin e kaluar numri i të papunëve ishte në 8.9 %, ndërsa në prill të vitit 2008 ishte në 7.3%, sipas të dhënave të Eurostat. Shërbimi i Statistikave të kësaj organizate bën fjalë se kohët e fundit humbën punën e tyre të përditshme rreth 396.000 njerëz, duke e çuar numrin e përgjithshëm të papunëve në Europë në 14.579 milionë.

Në 27 vendet e Bashkimit Europian, papunësia në muajin prill shkoi në 8.6% në krahasim me 8.4% të janarit të vitit 2006, si dhe 8.4% në mars dhe 6.8% të 2008. Përqindja më e lartë e papunësisë është shënuar në Spanjë me 18.1%, Letonia 17.4%, Lituania 16.8%, ndërsa përqindja më e ulët është regjistruar në Holandë me 3% dhe Austria me 4.2%. Në Gjermani me një ekonomi të fortë në BE, papunësia u rrit në 7.7% nga 7.6% që ishte më parë, ndërsa në Francë nga 8.8% u regjistrua një rritje në 8.9%.

shpetim zinxhirija

Komisioni Europian pret një rritje të papunësisë në këtë komunitet nga 9.9% në 11.5% për vitin 2010, nga 7.5% që ishte regjistruar më 2008. Një përmirësim i gjendjes pritet brenda vitit 2010.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›