E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albin Kurti Nezgjedhje synojpresidencen

PRISHTINEuml- Kreu i levizjes Vetevendosje Albin Kurti e ka cilesuar krizen aktuale institucionale ne Kosove si krize te nxitur nga interesat e politikaneve. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes ai shpalos pergatitjet per te marre pjese ne zgjedhjet parlamentare ndersa ka hedhur poshte cdo mundesi te perfshirjes se tij ne bisedimet e paralajmeruara me Serbine.

Kriza institucionale eshte krize e shkaktuar nga politikanet per interesa te politikaneve. Mendojme qe kjo krize nuk ka te beje me qytetaret dhe interesat e tyre- u shpreh Kurti ndersa shtoi se Levizja Vetevendosje jo vetem qe nuk eshte pjese e kurrfare bisedimeve me Serbine dhe nuk do te jete asnjehere por ajo mendon qe eshte absurde qe te bisedohet per cfaredo qofte me Serbine perderisa ajo nuk e pranon pavaresine e Kosoves nuk e nderron kushtetuten e saj ku shkruan se Kosova eshte pjese e Serbise nuk na kerkon falje per krimet e kryera nuk na i dorezon kriminelet e luftes nuk na i dorezon trupat e pajete te te pagjeturve te zbuluar ne varrezat masive ose informatat per ta nuk ka i kthen librat kadastral dhe fondin pensional dhe nuk na i paguan demet per shkaterrimet e medha ne Kosove e nuk i nderpret po ashtu edhe financimin e strukturave paralele.

Kurti deklaron se Vetvendosje do marre pjese ne zgjedhjet e ardhshme ndersa nuk mohon kandidimin e tij si president i Kosoves.Ne po pergatitemi maksimalisht meqenese levizja Vetevendosje pervec qe ka nje ide dhe koncept te fuqishem gjithnje e me shume po e ka edhe nje organizim te fuqishem ne terren dhe jemi te interesuar qe me kete organizim te fuqishem te luajme nje rol unifikues ne popullin e Kosoves dhe ti bashkojme te pakenaqurit ti vetedijesojme si shumice qe jane dhe ti prodhojme ndryshimet te cilat jane te domosdoshme- theksoi Kurti.
m.a/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›