E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove lirohetbiznesmeni u rrembye1 muaj me pare

PRISHTINE- Policia e Kosoves njoftoi se eshte liruar biznesmeni Azem Morina i rrembyer nje muaj me pare. Morina qe eshte pronar i firmes Gllareva qe rrembyer nga persona te panjohur me 21 shtator ne fshatin Gllareve te Klines.

Ne nje njoftim te Policise se Kosoves thuhet deri me tani Policia ka arritur te arrestoje gjashte persona si te dyshuar te mundshem.

I rrembyeri Azem Morina eshte liruar dje ne oret e vona te nates ne Rajonin e Prishtines dhe gjendja e tij shendetesore eshte vleresuar e mire thuhet ne komunikaten e Policise por duke mos dhene detaje ne lidhje me motivin e rrembimit dhe menyren e lirimit te Morines.

Policia e Kosoves ka deklaruar se eshte duke i vazhduar hetimet lidhur me kete rast duke paralajmeruar arrestime tjera.
m.a/rel/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›