Vetevendosje perplaset me policine

Protestues të lëvizjes Vetëvendosje u përplasën me policinë mëngjesin e sotëm në sheshin "Nënë Tereza" ne Prishtine.
Aktiviste e deputete te Vetevendosjes kishin dalë për të protestuar kundër takimit Thaçi- Daçiç dhe bisedimeve me Serbinë. Teksa marshonin drejt ndërtesës së Qeverisë, njësistet speciale të policisë kanë prerë marshin e tyre.
Protestuesit janë sprapsur dhe rikthyer disa herë te kordoni i policisë i vendosur në fillim të sheshit në ndërtim e sipër 'Ibrahim Rugova'. Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti është arrestuar gjatë kundërshtimit të policisë me motivacionin se sipas tij, ata nuk kishin të drejtë t’ua nderprenin rrugën. Por sipas policisë, ky tubim nuk ka qenë i lajmëruar. Me pas deputeti Kurti eshte arrestuar, ndersa Vetevendosje publikoi foto te deputetit Liburn Aliu,i cili pesoi lendime gjate protestes.
Zëdhënësi Baki Kelani ka deklaruar për radion Europa e Lirë, se "protestuesit kanë mësyrë ndërtesën Qeverisë së Republikës e Kosovës. Me të arritur atje kanë ata kanë filluar të hedhin sende të ndryshme, mjete të forta dhe ngjyrë në drejtim të policisë. Policia është detyruar të ndërhyjë, duke përdorur edhe gazin lotsjellës për shpërndarjen e turmës dhe se janë arrestuar 26 persona.