E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosje refuzon Thacin: Më 22 janar protesta protesta më masive

Pas ftesës së bërë nga kryeministri i Kosovës Thaci ndaj Lëvizjës Vetëvendosje ,për dialog, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kësaj të fundit e cila e ka refuzuar kategorikisht një gjë të tillë.Zyrtarë të partisë së Kurtit kanë thënë se do të protestojnë edhe më 22 janar, ndoshta dhe më masivisht.
 

“Prapë do të jemi në pikat Dheu i Bardhë dhe Merdare, ku në mënyrë të njëjtë, ashtu si më 14 janar, do të bëjmë bllokimin e rrugëve që vijnë nga Serbia, për ta ndaluar Serbinë në Kosovë. Sigurisht që do të rrimë aty derisa Qeveria e Kosovës nuk e zbaton vendimin e Parlamentit të Kosovës. Në momentin kur Qeveria e zbaton këtë vendim, atëherë ne nuk do të jemi në rrugë, por do të jemi në aktivitete të tjera”, ka thënë Dardan Molliqaj për Evropën e Lirë .
 

Ai ka pohuar se nuk ka marrë ndonjë thirrje as nga Presidentja Jahjaga, por tha se vendimet e Kuvendit nuk diskutohen, vetëm zbatohen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›