Trazira në Rumani, kryeministri rikthen në detyrë zv/ministrin

Bloc tha se Raed Arafat do të rikthehet në postin e tij në Ministrinë e Shëndetësisë dhe do të jetë pjesë e skuadrës që po harton një ligj të ri për kujdesin shëndetësor.
Ky hap i kryeministrit shihet si një lëvizje për të shpërndarë zemërimin e gjerë publik ndaj qeverisë si pasojë e shkurtimit të shpenzimeve dhe masave të kursimit.
Mijëra rumunë që prej pesë ditësh protestojnë dhunshëm në Bukuresht dhe qytetet e tjera të mëdha të vendit kundër masave të kursimit, përfshirë edhe reformën kontraversiale shëndetësore.
Në mesin e protestuesve ka shumë të plagosur si pasojë e përleshjeve me policinë. Shume syresh kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.
Qeveria rumune është e detyruar të kryejë shkurtime shpenzimesh si pjesë e marrëveshjeve me Bankën Botërore, Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar./Start/F. Prroni/
2012-01-18 14:10