E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transporti urban kërkesë për rritje të çmimit të biletës

Qytetarët shumë shpejt do të detyrohen që të paguajnë 70 lekë për çdo herë që do përdorin urbanin. Paralajmërimi është dhënë nga shoqata e transportit qytetas e cila do të depozitoj zyrtarisht kërkesën në bashki për rritjen e çmimit të biletës nga 30 lekë në 70 lekë, në të kundërt do të deklarojnë falimentimin.
Hazbi Parllaku, Kryetar i shoqatës së transporti qytetas thotë se kostot që po paguajnë shoqëritë urbane janë të mëdha në ditët kur çmimi i naftës është në rritje dhe kur ndërhyrjet në infrastruktura e autobuzve urban kushton.
Ndërkohë që, ende një problem mbetet mos subvencionimi i kategorive që e përfitojnë këtë shërbim falas. Prej 3 vitesh qytetarët që përdorin urbanët për të lëvizur përgjatë Tiranës pagujanë 30 lekë, ndërkohë që një pjesë e madhe e tyre përdorin abone dhe personat me aftësi të kufizuar udhëtojnë falas me librezën invaliditeti.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›