E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet 18 vjeçarja, nuk donte të jetonte në Shqipëri

Një shqiptare 18-vjeçare e lindur dhe rritur në Itali, është vetëvrarë në Shqipëri, rreth një muaj pasi kishte ardhur në atdheun e saj. Vendimin tragjik e ka marrë pikërisht pasi familja e saj u rikthye në Shqipëri, si pasojë e gjendjes jo të përballueshme ekonomike në vendin ku kishin jetuar për 18 vjet. Adoleshentja e ka kundërshtuar me forcë vendimin e familjes, duke u shprehur se nuk ishte dakord për kthimin në Shqipëri, pasi kërkonte të vazhdonte studimet e larta atje, meqenëse edhe arsimin që nga fillorja e kishte përfunduar në Itali, raporton Zhurnal.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, në banesën ku jetonte vetëm prej pak muajsh adoleshentja, në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.Vajza është dërguar me urgjencë në Spitalin Toksikologjik, por pas disa orësh ka ndërruar jetë. Viktima është Evgjeni D., 18 vjeçe, lindur në Itali. Sipas informacioneve nga Policia e Tiranës, që ka marrë nga familjarët e 18-vjeçares, adoleshentja që prej mbërritjes kishte qëndruar e mbyllur dhe sa vinte gjendja e saj rëndohej deri në mbrëmjen e së premtes, kur ajo i dha fund jetës së saj. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›