Vetëvritet ish-presidenti i Koresë së Jugut
Seul -Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Roh Moo-Hyun vdiq pas rrëzimit në një humnerë, njoftoi policia që saktësoi se po heton mbi një vetëvrasje të mundshme. Mediat ndërkombëtare theksojnë, se presidenti kishte lënë një letër ku paraljmëronte vrasjen. Ish-presidenti, i plagosur rëndë, u dërgua në spitalin më të afërt, ku vdekja e tij u konstatua nga mjekët.
"Ish-presidenti Roh ra nga një majë mali. Ai u transportua në spital ku mjekët e deklaruan të vdekur. Ne po hetojmë lidhur me faktin nëse ai është rrëzuar aksidentalisht apo ka vrarë veten",, deklaroi një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Policisë për AFP-në.
Sipas agjencisë koreanojugore, Yonhap, ish-kryetari i Shtetit, i plagosur rëndë në kokë gjatë rrëzimit të tij, para se të vdiste kishte lënë një shënim ku njoftonte vetëvrasjen. Roh ishte në qendër të një hetimi për pagimin e një shume prej një milion dollarësh bashkëshortes së tij nga ana e një prodhuesi të pasur këpucësh dhe pagesa nga ky i fundit i pesë milionë dollarëve burrit të njërës prej mbesave të tij.
Roh, që u zgjodh pjesërisht për shkak të programit të tij antikorrupsion dhe që e drejtoi shtetin koreanojugor nga 2003-2008, kishte kërkuar falje publikisht për përfshirjen e familjes së tij në këtë çështje, por kishte hedhur poshtë çdo lloj shpërdorimi personal.
Ai ishte presidenti i tretë koreanojugor i thirrur nga prokuroria pas Chun Doo-Hwan dhe Roh Tae-Woo, që të dy të dënuar përfundimisht me vdekje në 1995, përpara se të faleshin në 1997, pasi kishin marrë ryshfete dhe për nxitje revoltash.