Meta takime më Has
Kukës-Në vijim të turit për prezantimin e programit, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, është ndalur në Krumë të Hasit dhe në Shishtavec të Kukësit. Meta u shpreh se zgjedhjet e 28 Qershorit do të sjellin një raport të ri midis forcave politike në parlamentin e ardhshëm, pa diskutim në këto zgjedhje, LSI do jetë nje nder tre faktorët politikë se bashku me PS dhe PD.
“Pas fitores së LSI në 28 Qershor, dyert do jenë të hapura për të zgjidhur hallet dhe problemet tuaja, për të marrë vendime në favor të zhvillimit të komuniteteve tuaja, prandaj është e rëndësishme që vota juaj të shkojë për LSI dhe kandidatët e saj”- u shpreh Meta.
LSI do ta ketë si prioritet gjithë qarkun e Kukësit-tha më tej Meta, për të shtuar se “jo më kot isha disa muaj më parë për të vizituar rrugën e Kalimashit, rrugën që lidh Shqipërinë dhe Kosovën për t’i dhënë mesazhin që ne jo vetëm që jemi për ndërtimin e rrugës, por ne jemi të vendosur edhe të inaugurojmë përfundimin e rrugës”.
"Është një rrugë që do jetë në shërbim të mirëqenies së gjithë shqiptarëve. Por, natyrisht që ju keni nevojë dhe për rrugë të tjera, keni nevojë dhe për t’u lidhur me Tropojën dhe për t’u lidhur me pikat kufitare, keni nevojë edhe për rrugë të brendshme, që jeta juaj të bëhet më dinamike, që të dilni më shpesh në tregje dhe të rrisnin shpejtësinë e integrimit edhe në Europë"-tha më tej Meta.
Lideri i LSI ftoi banorët e këtyre zonave, që në zgjedhjet e 28 Qershorit të votojnë për LSI dhe për Zef Çupin dhe ne do jemi borxh tek ju që do t’iu shlyejmë me punë, me shërbim, me mirënjohje me investime dhe më zhvillime të mëtejshme për qarkun e Kukësit.