E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet me armë e vetëshpallura shenjtore

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga vajza e saj, në katin e parë të ndërtesës që ndodhet brenda sektit fetar.

Kanë qenë forcat e komisariatit numër 1 dhe më pas ato të komisariatit numër 2, që kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Policia ka gjetur në banesën e të ndjerës një letër për Zotin dhe besimtarët e sektit të saj, të cilën e kishte shkruar para se t’i jepte fund jetës. “Më mirë të vras veten se të le tokën e shenjtë”, shkruhej në letrën e të vetëshpallurës shenjtore.

Nga hetimet paraprake mësohet se misioni “Eleonora” vitet e fundit ka pasur konflikt pronësie me familjen Vorpsi për truallin ku është ngritur ndërtesa. Ky fakt dyshohet të jetë edhe motivi i vrasjes së gruas.

Në momentin e aktit të vetëvrasjes, në sektin e të ndjerës ka qenë i pranishëm roja i institucionit fetar, i cili ka dëgjuar edhe krismat e armës së zjarrit.

Policia po bën ekzaminimet dhe verifikimet në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i gruas është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-11-15 21:47
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›