E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 herë më shpejt se zëri

Një avion, i cili udhëton njëzet herë më shpejt se shpejtësia e zërit, do të kryejë sot testin e tij të parë në qiell. “Falcon HTV-2″ do të fluturojë me aq shpejtësi, sa do ta bënte itinerarin Nju Jork-Los Anxhelos për 12 minuta, një distancë që me një avion normal do të kryhej për pesë orë. Avioni është një projekt i financuar nga Pentagoni dhe Agjencitë e Avancuara të Mbrojtjes, si pjesë e armëve të reja supersonike që mund të bombardojnë shumë më shpejt.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›