E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet publicisti Ardian Klosi

Publicisti i njohur Ardian Klosi i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij. Klosi u gjet i vdekur, i thanë agjencisë noa.al, burime në vendin e ngjarjes ku momentalisht janë mbledhur forca të shumta policore.

Mësohet se Ardian Klosi ka lënë një letër si mesazh për bashkëshorten e tij, një grua gjermane.

Në fillim të janarit të këtij viti, i ndjeri tentoi t’i japë fund jetës duke gëlltitur sasi të konsiderueshme farmaceutikësh. Në gjendje të rëndë ai u dërgua në Spitalin Psikiatrik që njihet edhe si Spitali 5 në Tiranë dhe u vendos menjëherë nën kujdesin e mjekëve.

Ai u mbajt nën mbikëqyrje mjekësore dhe mjekët nuk donin ta linin shpejt të dilte pasi druheshin mos përsëriste aktin vetëflijues që e kishte bërë edhe më parë. Kohët e fundit Ardian Klosi kishte shfaqur shenja të gjendjes depresive.

Ai njihet si një ndër penat më të mira shqiptare dhe shumë i ndjeshëm ndaj problematikave sociale në vend. (NOA)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›