Kubala, një penallti e humbur në 13 vite

Ladislao Kubala është një prej futbollistëve më të mirë në histori të Barcelonës. Ai realizoi 194 gola në të gjitha garat për gjigantin katalan gjatë periudhës 1951–1961.
Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme me Barcelonën, skuadra fitoi tituj të shumtë, kurse Kubala ishte një prej futbollistëve më meritor. Kuota e shënimeve të tij është tejkaluar nga Lionel Messi, por ekziston një kategori në të cilën Kubala është superior ndaj argjentinasit.
Gjatë 13 viteve sa luajti në Spanjë (1951-61 te Barcelona dhe 1963-65 te Espanyoli), Kubala ekzekutoi 28 penallti dhe gaboi vetëm një herë në shtator të vitit 1952, në ndeshjen Barcelona-Deportivo 4:3.
Kurse Messi ka ekzekutuar 34 penallti për Barcelonën, prej të cilave nuk ka shënuar në tetë raste, përfshirë tri brenda më pak se një viti (Sevilla, 22 tetor 2911, Valencia, 1 shkurt 2012, Chelsea, 24 prill 2012).