E Shtunë, 31 Tetor 2026

Timoshenko: Tre burra më masakruan në burg

Ish-kryeministrja e Ukrainës Yulia Tymoshenko ka deklaruar se e kanë keqtrajtuar aq sa ka humbur vetëdijen, por prokurori tha se nga hetimi nuk ka dalë asnjë provë që të vërtetojë akuzat e saj.

BE ka shprehur shqetësimin në lidhje me gjendjen shëndetësore të ish-kryeministres së Ukrainës, Yulia Tymoshenko. Një zyrtar tha se atë e kanë rrahur në qeli.

Tymoshenko tha se ditën që nga qelia do ta çonin në spital: “Tre burra hynë në qeli, më hodhën një çarçaf, e me forcë më tërhoqën zvarrë që aty. Në dhimbje e dëshpërim nisa të mbrohesha, por nisën të më qëllonin me grushte në stomak. Më tërhoqën zvarrë në rrugë, aq sa mendova që këto ishin minutat e fundit të jetës sime. Në dhimbe të padurueshme e frikë, nisa të qaja e të kërkoja ndihmë, por nuk më ndihmoi askush.”

Në një deklaratë të shefes së diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton thuhet se ndaj Tymoshenkos është ushtruar dhunë, ndaj dhe i kërkohet prokurorisë të hetojë plotësisht situatën. Pak ditë më parë, ish-kryeministrja e cila ndodhet në burg për abuzim me detyrën, nisi edhe grevën e urisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›