E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vettel i zoti i shtepise ne Gjermani

Pas një sesioni të parë provash të lira të qeta, Sebastian Vettel u rikthye të tregojë se në Gjermani është ai i "zoti i shtëpisë", duke regjistruar kohën më të shpejtë në sesionin e dytë, pas mesdite.

Përmirësime edhe tek Ferrari, me Alonson gjashtë të dhjetat pas kryesuesit të renditjes botërore, një rezultat inkurajues, veçanërisht duke pasur parasysh që në provat e para ai nuk mundi dot të regjistronte asnjë kohë, për shkak të një problemi elektrik të "kokëkuqes". Vazhdon të befasojë fituesi i garës së fundit, Rosberg, i cili regjistroi kohën e dytë më të mirë me Mercedes, duke lënë edhe një herë të shkëputur pas shokun e skuadrës, Leëis Hamilton. I shpejtë edhe Raikkonen me Lotus, i cili regjistroi kohën e pestë më të mirë. Këto janë dhjetë kohët më të shpejta, të regjistruara në seancën e dytë të provave të lira në Nyrburgring. 1.Vettel       Red Bull     1m30.416s 2.Rosberg    Mercedes    +0.235s 3.Webber     Red Bull     +0.267s 4.Grosjean   Lotus         +0.427s 5.Raikkonen Lotus         +0.432s 6.Alonso      Ferrari        +0.640s 7.Massa       Ferrari        +0.643s 8.Hamilton   Mercedes    +0.888s 9.Button      McLaren      +1.152s 10. Di Resta Force India +1.381s / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›