E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizita e Reeker ne Kosove

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të japin të njëjtën mbështetje që kanë dhënë deri më sot për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mesazhin e përcolli sot në Prishtinë zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, i cili pas një takimi me kryeministrin Hashim Thaçi përgëzoi institucionet e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes. Ai tha se ligji për amnistinë duhet gjithashtu të miratohet, pasi sipas tij ai është keqinterpretuar. Më tej zyrtari amerikan dënoi dhunën që sipas tij lëvizja Vetëvendosje ushtroi ndaj institucioneve të Kosovës dhe diplomatëve, duke i quajtur, sipas “RTK”, “palaço” drejtuesit e Krerët e Vetëvendosjes janë një tufë palaçosh. Me ta mund të takohem kur të fillojnë të sillen si njerëz

Philip Reeker
Zyrtar i Departamentit të Shtetit, SHBA saj. “Me ta mund të takohem vetëm kur të fillojnë të sillen si njerëz”, tha ai. Më pas, Reeker zhvilloi takime të ndara me ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj, kryetarin e LDK-së Isa Mustafa dhe atë të AAK-së Ramush Haradinaj. Ai u prit në një takim edhe nga presidentja Atifete Jahjaga, me të cilën bisedoi për proceset që po kalon Kosova, përfshirë pjesëmarrjen e saj në nismat ndërkombëtare. Sipas një komunikate për shtyp, presidentja Jahjaga garantoi zotin Reeker se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për të zbatuar marrëveshjen dhe për të marrë përgjegjësitë që u takojnë. “Me shpalljen e datës së zgjedhjeve më 3 nëntor të këtij viti në gjithë territorin e Kosovës është dhënë një mesazh i mirë për të gjithë qytetarët. Tani duhen përgatitje të mira për të pasur zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike”, deklaroi Jahjaga. Nga ana e tij, zoti Reeker foli për rëndësinë e arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për rëndësinë e zbatimit të saj. Reeker po qëndron në Kosovë nga dita e enjtje dhe pritet që këtë vizitë ta përmbyllë më 6 korrik. Që nga fillimi i muajit ai ka qëndruar edhe në vende të tjera të rajonit. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›