E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta kundër negociatave

Në rast se do të ketë biseda të reja mes Prishtinës dhe Beogradit, Lëvizja "Vetëvendosje" është e vendosur të organizojë protesta gjithëpopullore për t’i kundërshtuar ato.

Pak ditë pasi përflitet se Kosova dhe Serbia mund të ulen sërish për të biseduar, por tani për çështje teknike, Glauk Konjufca nga Lëvizja "Vetëvendosje" ka thënë se do t’i kundërshtojnë ato nëpërmjet protestave ngase, sipas tij, nuk janë ashtu siç po proklamohen.

Sipas tij, pikërisht për shkak të këtyre negociatave të reja, EULEX’i ka për qëllim ta persekutojë "Vetëvendosjen" dhe t’i mbajë të varura institucionet kosovare dhe Policinë e Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›