E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama Amerika duhet te zhvilloje sektorin e prodhimit

Presidenti amerikan Barak Obama tha se Amerika mund te fitoje te ardhmen duke rindertuar sektorin e saj te prodhimit.

Zoti Obama i beri komentet sot pas vizites ne nje qender trajnimi per industrine automobilistike ne nje kolegj ne shtetin Virginia prane Uashingtonit.

Ai tha se ritmet e ngadalta te rimekembjes ekonomike kane lene shume amerikane pa pune prandaj ai u beri thirrje ligjvenesve dhe industrive te ndryshme te mbeshtesin programet qe nxisin trajnime te tilla.

Ai tha gjithashtu se bizneset private grupet e industrise dhe shkollat duhet te shtojne perpjekjet per te vendosur lidhje midis punetoreve te kualifikuar dhe vendeve te punes qe presin te plotesohen.

Komentet e tij vijne pas nje sere raportesh ekonomike qe hedhin dyshime ne lidhje me rimekembjen ekonomike amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›