Gjermania zbuloi prejardhjen e E-coli, sot rezultatet e testit
BERLIN- Gjermania ka shumë gjasa të ketë gjetur e bakerit E-coli. Shkaktari i mundshëm i sëmundjes së rrezikshme të zorrëve, i cili shkaktoi deri tani 22 të vdekur në Europë, ka shumë gjasa të ketë ardhur nga bishtajat e perimeve që janë rritur në një fermë organike në Binenbytel, qarku i Ulcenit.
Zbulimi duket se është bërë nga autoritetet e Saksonisë së Poshtme. Ekspertët i lidhin infeksionet me një fermë organike në Binenbytel, qarku i Ulcenit, e cila shet edhe filiza.
Ministri i Bujqësisë në Saksoninë e Poshtme, Gert Lindenman, ka thënë se testet e para kanë zbuluar që bishtajat e fasules dhe bishtajat tjera nga ferma organike në rajonin e Ulcenit në mes të qytetit të Hamburgut dhe Hanoverit, mund të jetë vendi i origjinës së infektimeve me E.coli.
“Ka shumë e shumë të dhëna në orët e fundit që të cojnë tek kjo fermë” shtoi më tej ministri gjerman. Sipas tij filizat janë shitur direkt ose indirekt nga tregtarët nëpër restorante, mensa apo pazare javore. Rezultati i kërkimeve pritet të bëhet i ditur sot, ndërkohë që bakteri vdekje prurës shkaktoi mbi 20 të vdekur, dhe më shumë se 2000 të sëmurë në 12 vende të BE-së.
Zyrtarët gjermanë mendojnë që përhapja e bakteries mund të jetë e lidhur dhe me fermat në Spanjë.
(s.g/balkanWeb)