Vëzhgimi/Kosta Barjaba, themelues i Partisë Socialiste
Historiku i marrëdhënieve të kleptomanit Barjaba me PS zë fill që me rithemelimin e partisë, më 1991. Shërbimet e tij partiake u intensifikuan me Ramën në krye të PS. Edi Rama mbërriti deri atje sa t’i bënte presion një deputeti të nderuar socialist në 2010-n, në mënyrë që t’i lironte vendin në parlament Kosta Barjabës. Kleptomanit i ishte premtuar posti i Ministrit të Punës pas zgjedhjeve, ndërkohë që në strukturat partiake e parlamentare, tashmë është e njohur dashuria e Ramës për deputetët greko-kuçiotë
“Nuk bëhet gjaku ujë”... Kështu i thonë një shprehje popullore. Këtë po bënë PS-ja këto ditë me Kosta Barjabën..., “po e bën hasha”. Normalisht mund dhe duhet ta bëjë. Por mënyra, duke e shitur si “vullnetar të PS-së”, është e pa ndershme, jo aq me Kostën se sa për vetë PS-në. Si çdo parti, jo vetëm PS-ja, anëtarësimin, pjesëmarrjen apo mbështetjen, e ka në baza vullnetare. Të tillë e kanë natyrën e krijimit dhe të aktivitetit të tyre të gjitha partitë. Këtij rregulli nuk i shpëtojnë as rreth 90 mijë anëtarët e PS-së, të cilët kanë zgjedhur bashkëngjitjen “mbi bazë vullnetare” kësaj partie. Po të ishte ndryshe, Edi Rama pa dyshim do të mundësonte “të punësonte” sa më shumë në radhët e PS-së, duke kontribuuar kështu realisht në uljen e papunësisë... Ndaj etiketimi, sipas rastit, me terma pezhorativë e kësaj mbështetje 90 mijë (përfshi edhe Kosta Barjabën) “vullnetarësh”, është e pandershme, jo aq me 90 mijëshen (përfshi edhe Kosta Barjabën) se sa me PS-në, e cila anëtarët, simpatizantë dhe mbështetësit e saj, i konsideron si “numërorë (vullnetarë) topi”. Trajtimi i Kosta Barjabës si “vullnetarë”, ka edhe anën tjetër të pjesës së pandershmërisë së PS-së. Historiku i marrëdhënieve të kleptomanit (“vullnetar”) Kosta Barjaba me PS zë fill që me themelimin e PS-së. Themelimi i PS-së në qershorin e vitit 1991, njeh si një prej themeluesve të kësaj partie edhe “vullnetarin” Kosta Barjaba. Jo vetëm kaq, por që në krye të herës, saktësisht që në ditët e para të gjallimit të PS-së, Kosta Barjaba njihet edhe si kontributor, apo pjesë e stafit (le ta besojmë “vullnetar”), në përgatitjen dhe daljen në treg të revistës periodike të PS-së, e njohur me emërtimin “Sot”. Shërbimet e Kosta Barjabës u intensifikuan me ardhjen e Edi Ramës në krye të PS. Gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, duke i gjetur një vend, si i shtati, në listën e kandidatëve të PS-së për deputetë në Qarkun e Vlorës, Edi Rama e tej-vlerësoi “vullnetarizmin” e Kosta Barjabës. Nga ana e vetë, ky (Kosta Barjaba), po gjatë kësaj fushate elektorale, nuk harronte të përmendte vend e pa vend, si të vetmen “alternativë”: që ofronte për zgjedhësit e tij, togfjalëshin e vetëm sipas të cilit ai “ishte themelues i PS-së”. Nga ana e tij, Edi Rama nuk është se “ia ndjente shumë” për themeluesit e PS-së, por për aq sa ia kishte nevojën “vullnetarizmit” të ndonjë hibridi të mundshëm greko-kuçiotë, është kujdesur që edhe pas mos-certifikimit të Kosta Barjabës si deputet në vitin 2009, ta katapultonte atë si të tillë. Për këtë, Edi Rama arrit deri atje sa t’i bënte presion një deputeti të nderuar socialist në vitin 2010, që t’i lironte vendin në parlament “vullnetarit” Kosta Barjaba. Pas këtij dështimi Edi Rama nuk u tërhoq. I njohur për dashurinë e tij ndaj deputetëve greko-kuçiotë, ndërsa i kishte premtuar Kosta Barjabës një “vend nderi” në listën e kandidatëve (të sigurt) për deputetë, Edi Rama mësohet se ka shkuar edhe më tej. Sipas standardit të tij..., sipas të cilit “i bën petullat me ujë”, duke e konsideruar të sigurt fitoren në zgjedhjet e vitit 2013, Edi Rama i kishte premtuar “kleptomanit-vullnetar” Kosta Barjaba edhe postin e Ministrit të Punës..., duke xhelozuar jo pak edhe strukturat partiake e parlamentare të PS-së... Dhe mbas gjithë këtij kontributi dhe begraundi..., Kosta Barjaba na paska qenë një “vullnetarë”, e thënë ndryshe “punëtorë pa mëditje”, i cili i ishte bashkëngjitur PS-së... Akademia e Shkencave ngrin statusin e akademikut Akademia e Shkencave ka pezulluar statusin e akademikut për Kosta Barjabën, pas akuzave për vjedhje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat, Akademia e Shkencave njofton se vendimi mbështetet në raportin e policisë amerikane, që e akuzon zotin Bajraba, bashkëshorten dhe vajzën e tij për vjedhje në një supermarket. Në një reagim për mediat, kryetari i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj thekson se Akademia e Shkencave e ka pezulluar nga çdo aktivitet Barjabën, duke e konsideruar aktin e tij të turpshëm dhe i papranueshëm. Ndërkaq në një njoftim të shpërndarë për mediat thuhet se: “Kryesia e Akademisë së Shkencave e Shqipërisë mbështetur në informacionin e marrë nga mediat dhe Raporti i Departamentit të Policisë së Paolo Alto-s, SHBA, duke e konsideruar të papranueshëm, të turpshëm dhe në kundërshtim me moralin akademik, aktin e kryer nga Kosta Barjaba, në mbledhjen e saj të datës 5 janar 2013, vendosi të ngrijë qenien e tij si Akademik i Asociuar i ASHSH”, thuhet më tej në njoftimin e Akademisë së Shkencave. Raporti i autoriteteve policore amerikane “Barjaba u arrestua pas vjedhjes në qendrën tregtare” Vjedhja e një çante firmato me vlerë 238 dollarë në një qendër tregtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga kryetari i grupit të punës për programin e Politikave Sociale në Partinë Socialiste, Kosta Barjaba, konfirmohet nga policia e Palo Altos. E njëjta faqe interneti që publikoi lajmin, tashmë citon zëdhënësin e policisë së qytetit. “Babai, nëna dhe vajza nga Shqipëria janë përballur me akuzën e vjedhjes në Palo Alto, pasi dyshohen se janë përpjekur të vjedhin veshje e burrash si dhe një çantë të shtrenjtë nga një dyqan”, tha zyrtarisht zëdhënësi i policisë, Sean Downey. Kosta, gruaja e tij Fatbardha Barjaba dhe vajza e tyre 23 vjeç, u arrestuan më 27 dhjetor. “Ata morën disa artikuj nga një dyqan i Nordstrom-it në Qendrën Tregtare Stanford”, u shpreh zëdhënësi. Me ta pikasur, oficerët amerikanë u përpoqën t’i ndalonin, por, babai Kosta hodhi qesen e artikujve përsëri në dyqan dhe u largua bashkë me gruan, ndërsa oficerët mundën të kapnin të bijën. Tre të arrestuarit janë liruar më vonë me kusht.
...