E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Rama në 13 vite e la Tiranën në katrahurë- ka bërë shumë gjynahe mbi qytetarët

06-01-2013 / Gazeta 55

Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha me anë të një deklarate për mediat i është përgjigjur akuzave të ish-kryetarit të Bashkisë, Edi Rama. Basha tha se në 13 vite në pushtet, Rama la si gjurmë katrahurën në qendrën e kryeqytetit, kolapsin te “Zogu i Zi”, planin urbanistik që nuk e bëri kurrë dhe plot gjynahe të tjera, që vështirësojnë jetën e qytetarëve edhe sot e kësaj dite. Kreu i Bashkisë tha gjithashtu se Ramës s’i ka mbetur gjë tjetër, veçse të nxjerrë duf dhe vrer në Twitter, për projektet e mëdha që po marrin jetë në Tiranë siç janë bulevardi i ri, stacioni multimodal i pasagjerëve dhe trami. “Ja ndjej ankthin që ka sepse për 13 vite në pushtet la si gjurmë qendrën e kryeqytetit në katrahurë, zogun e zi në kolaps, planin urban që nuk e bëri kurrë e shumë gjynahe që rëndojnë edhe sot qytetarët. Ja kuptoj edhe dufin për planin urban, qendrën e rregulluar, festat e qytetit dhe në veçanti për projektet e mëdha që po marrin jetë si: Bulevardi i Ri, stacioni multimodal i pasagjerëve dhe trami. Ndryshimin e sheh çdokush. Por, bën mirë që e nxjerr dufin në Twitter. E ka kuptuar, uroj, që shqiptarët janë ngopur duke e parë plot vrer e shfajësime për ato që nuk na bëri gjatë 13 viteve të tij në pushtet”- deklaroi Basha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›