Vezhguesit Rama ti kritikoje autoret e incidenteve elektorale
Incidentet e ndodhur së fundmi kanë krijuar një klimë të lartë tensioni dhe frike në lidhje me pritshmërinë dhe ecurinë e mëtejshme të fushatës.
Kështu ka deklaruar Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë në raportin e radhës mbi monitorimin e fushatës elektorale, dhe në veçanti, mbi incidentet e ndodhura në të gjithë vendin.
“Koalicioni përshëndet prononcimin publik të Kryetarit të Partisë Demokratike, njëkohësisht Kryeministrit të Shqipërisë z. Berisha, i cili ka dënuar incidentet dhe dhunën e ndodhur si dhe i ka bërë thirrje të gjithë kandidatëve dhe militantëve të partisë së tij të distancohen dhe shmangin rastet e dhunës.
Ndërkohë, i kërkon Kryetarit të Partisë Socialiste z. Rama, njëkohësisht kandidat për Kreun e Bashkisë së Tiranës, të moderojë termat dhe retorikën politike si dhe të dënojë publikisht të gjithë rastet dhe autorët e dhunës dhe të konflikteve të ndodhura”, thuhet në deklaratën e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë.
Në mënyrë të veçantë, kandidatët duhet të kenë kontroll dhe autoritet mbi bashkëpunëtorët dhe stafet e tyre elektorale dhe të mos lejojnë pjesëmarrjen në to të individëve të njohur si problematikë apo me precedentë penalë.
Ata duhet të kuptojnë se janë kandidatë në garë për t’u shërbyer sa më mirë interesave të të gjithë qytetarëve të njësive të tyre vendore dhe jo gladiatorë politikë.
Gjithashtu, prononcimet publike mbi ngritjen e strukturave paralele ndaj institucioneve administruese të procesit zgjedhor, rrisin pasigurinë për votën dhe sigurinë në përgjithësi të qytetarit”, citon më tej deklarata.
Duke përfunduar se Koalicioni përshëndet urdhrin e Kryeministrit të marrë në hapjen e fushatës elektorale për mospërdorimin e burimeve njerëzore apo financiare të administratës.