Basha premton Me pak taksa me shume sherbime
Tregu i Uzinës Dinamo i cili u ofron shërbim direkt çdo ditë rreth 7 mijë qytetarëve dhe mijëra të tjerëve përmes furnizimit të tregjeve dhe dyqaneve në Tiranë, është sot në kushte aspak normale edhe pse tregtarët këtu paguajnë rregullisht taksat e bashkisë.
Ndonëse ata paguajnë taksën e gjelbërimit dhe pastrimit, nuk marrin asnjë shërbim.
Ky shqetësim i është shprehur kandidatit për kryetar të Bashkise së Tiranës, Lulzim Basha në vizitën që ai bëri sot në këtë treg.
Basha i siguroi tregtaret se nën drejtimin e tij, Bashkia do të ulë taksat, do rrisë shërbimet dhe do ulë firon.
“Taksat i kam shumë të larta 600 mijë pagova para dy muajshi i çova në Bankë. Ai thotë taksë tabele 120 mijë lek, unë tabelë nuk kam”, tha një pronare dyqani në hyrje të uzinës Dinamo.
“Taksat do t’i thjeshtojmë ato që mbeten do ti ulim dy deri në pesë herë në mënyrë që juve të mos ua marrin lekët po tua lënë sepse ju me këto lek gjeneroni investim, gjeneroni punësim”, tha Lulzim Basha.
“Ne paguajmë dhe nuk futet njeri brenda uzinës Dinamo që të interesohet për pastrimin e gjithë kësaj popullate dhe të këtij tregu”, tha një tregtar i fruta-perimeve.
“Po të vish këtu në mëngjes, këtu bëhet trafik, bllokohen makinat se nuk kanë ku të kalojnë, ky është treg shumë i ngarkuar, bulmeti këtu, zarzavatet këtu, prodhimet nga fshati këtu”, tha një tjetër tregtar. Ndërkohë, Lulzim Basha i ka siguruar tregtarët se shqetësimet e tyre do të kenë vëmendjen e tij.
“Për mua preokupim kryesor janë çmimet, mirëpo çmimet normale vijnë vetëm ku ne kujdesemi për tregun, se tregu është mekanizmi që vendos çmimet. Së pari do të ulim taksat, se taksat janë shumë të larta dhe rriten nga viti në vit. Së dyti do ofrojmë shërbime, se taksat paguhen dhe Bashkia nuk jep shërbime.
Dhe të gjithë këto biznese këtu nxjerrin para nga xhepi i tyre për ti paguar këto shërbime të cilat duhet ti paguante Bashkia me taksat tuaja. Së treti, do bëjmë gjithçka për të ulur firon, ne do bëjmë të mundur që transporti nga momenti që malli futet brenda Tiranës dhe deri në treg, transporti të jetë sa më i shkurtër sa më pak kushtueshëm që edhe malli të mos prishet. Në këto tre fusha do të ndërhyjmë menjëherë, por do ndërhyjmë afatgjatë dhe me infrastukturën që të jetë sa më e përshtatshme”, siguroi Basha.
Ulja e taksave, sipas Bashës, përveç uljes së çmimeve, do të ketë impakt të drejtpërdrejtë edhe në punësimin e qytetarëve. Përmes politikave fiskale, Basha ka parashikuar hapjen e rreth 4 mijë vendeve të reja të punës.