Xhafa KQZ-ja po vepron hapur ne shkelje te ligjit

Partia Socialiste ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se duke ndryshuar fletën e votimit po cenon rëndë procesin zgjedhor. Në një konferencë për shtyp sekretari për çështjet ligjore në PS, Fatmir Xhafa theksoi se opozita po hyn në zgjedhjet e 8 majit në një garë të pabarabartë mes palëve. Sipas tij KQZ-ja ka deformuar fletën e votimit duke hequr të gjitha partitë opozitare duke lënë vetëm partitë aleate me mazhorancën. “KQZ-ja po vepron në shkeje të hapur të ligjit ku vetë firmos dhe vulos shkresat e ardhura nga kryeministri. Saliu vodhi fletën e votimit për të deformuar zgjedhjet” theksoi Xhafa duke shtuar se mosshënimi i emrave të partive të “aleancës për të ardhmen” është në shkelje të nenit 98 të kodit zgjedhor.
Xhafa gjithashtu e cilësoi vendimin e djeshëm të KQZ-së si mjaft i rrezikshëm pasi sipas tij cënon standartet zgjedhore dhe mundtë prodhohet edhe një rezultat të papranueshëm. “KQZ-ja po e fut procesin zgjedhor në shina të rrezikshme. Ne nuk mund të respektojmë abuzuesin e pamoralshëm të ligjit theksoi Xhafa. Ai gjithashtu i bëri thirrje ndërkombëtarëve, kolegjit zgjedhor dhe prokurorisë të reagojnë për vendimin e KQZ-së i cili kërkon ta fusë procesin zgjedhor në një qorrsokak.