PD-së i digjet toka poshtë këmbëve, bën spot elektoral kundër Bamir Topit
Të gjithë po shohin se sa i dëshpëruar është kryeministri Sali Berisha në këto mitingjet e fundit elektorale. Mundohet të kapet në çdo gjë që i del përpara, mjafton që të baltosë kundërshtarin dhe të shpresojë në ndonjë votë më shumë.
Tani kur kanë mbetur edhe dy ditë fushatë, Partia Demokratike e ka kuptuar se mund ta dëmtojë jo vetëm Partia Socialiste, por një dëm të madh do i shkaktojë edhe Fryma e Re Demokratike.
Për këtë arsye ajo ka përgatitur një spot elektoral kundër Bamir Topit.
Ndërkohë, Bamir Topi vazhdon të bëjë një fushatë të suksesshme duke u përqendruar në disa qarqe si Tiranë, Elbasan, Shkodër, Durrës, etj.
Aq shumë po ndjehet pesha e FRD-së në elektoratin e djathtë, sa në Shkodër, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka nisur të bëjë thirrje që të mos votohet për FRD-në, duke harruar PS-në.
Në fjalimet e saj, tani kryefjala është që të mos votohet më për FRD-në.
Topalli është përpjekur shumë që të bllokojë FRD-në, që të mos jetë e pranishme në media. Ajo është shprehur se ata nuk duan të faktorizojnë FRD-në./ep