Vëzhguesit e ODIHR largohen nga Tirana me raportin e PS
TIRANE- Ekipi vëzhgues i ODIHR përmbyll sot misionin treditor në Tiranë për të vëzhguar situatën parazgjedhore dhe do të largohet drejt Vjenës për të hartuar raportin përfundimtar. Ky ekip kishte mision të mbledhë fakte të cilat do ti prezantoheshin OSBE/ODIHR në Vjenë dhe më pas do të vendoset nëse d otë dërgohet një mision vëzhgues në zgjedhjet e 23 qershorit apo jo.
Takimi i fundit që ky ekip zhvilloi në Tiranë, ishte ai i paradites së sotme me përfaqësues të nivelit të dytë të ambasadave të akredituara në Tiranë. Takimi. Me dyer të mbyllura u zhvillua në ambientet e hotel Sheraton, dhe zgjati për gati 1 orë e gjysmë.
Gazetarja Joniada Koçi e TV A1 REPORT informon se vëzhguesit kanë kërkuar të dinë të gjitha faktet dhe nevojat që ka Shqipëria në këtë situatë parazgjedhore.
Gjatë qëndrimit 3 ditor në Tiranë ekipi vëzhgues zhvilloi takime me zyrtarë të lartë të shtetit, përfaqësues të partive politike por dhe të shoqërisë civile. Në fillim të vizitës grupi i vëzhguesve deklaroi se të gjithë faktet do ti përmblidhte në një raport i cili do të publikohet në faqen zyrtare të OSBE/ODIHR.
Gjatë takimeve vëzhguesit kanë marrë angazhimin e qeverisë për të zhvilluar një proces të ndershëm zgjedhor. Ndërkohë që nga PS kanë marrë raportin prej 10 faqesh që nënkryetari i KQZ, Denar Biba i dorëzoi dje misionit të ODIHR. Ky raport përmban problematikat kryesore që janë hasur në këtë institucion, duke u fokusuar më tepër te çështjet për të cilat sipas tij tij, KQZ ka shkelur dhe deleguar kompetencat.
(sg/shqiptarja.com)