Vëzhguesit vendorë: Mbyllja e votimeve, pa probleme serioze

Koalicioni i vëzhguesve vendorë ka deklaruar sot se mbyllja e procesit të votimit të zgjedhjeve të 8 majit është bërë pa probleme serioze.
Koalicioni vlerësoi pjesëmarrjen e madhe në votime si dhe rolin e policisë e të KQZ të cilët arritën të administronin procesin pavarësisht vonesave për emërimin e komisionervë nga partitë.
“Klima politike me një polarizim të skajshëm. Anëtarët e KQZ shprehën anësi politike. Nuk u respektua koha as nga PS si dhe kryetarët e njësive vendore nuk përmbushën detyrimet ligjore. Fletët e votimit nuk u përgatitën në kohë dhe me gabime. Nuk u përgatit në kohë logjistika mbështetëse dhe funksionimi i faqes online të KQZ në lidhje me rezultatet. U vu re përdorimi i administratës publike në mitingjet elektorale”, thuhet në kapitullin e konstatimeve të problemeve.
Raportohet për një votim të qetë gjatë 8 majit, megjithëse u raportuan disa shkelje si votimi familjar, apo vonesa e hapjes së qendrave të votimit dhe rradhët e gjata pranë qendrave të votimit pak kohë para mbylljes së QV, sidomos në Tiranë.