E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, PD-ja përmbysë rezultatin në Durrës

Partia Demokratike ka arritur të përmbysë rezultatin elektoral në Durrës. Tashmë, është kandidati i PD-së, Ferdinand Xhaferraj, që udhëheq në garën ndaj kryetarit aktual (PS), Vangjush Dako.

Kështu kandidati i “aleancës për qytetarin” Fredinand Xhaferraj ka marrë 8992 vota ndërsa rivali I tij Vangjush Dako ka marrë 8980 vota.

Ndërkohë, në Tiranë vazhdon të prijë kandidati i PD-së Lulzim Basha i cili ka marrë 46110 vota kundrejt rivalit të tij Edi Rama i cili ka marrë 45 879 vota.

Ndërkohë PD udhëheq edhe në Shkodër, kurse PS-ja në Elbasan, Korçë, Vlorë, Fier dhe Lushnjë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›