E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistet rikthehen perseri ne Jug

Rimarrin Saranden Tepelenen Permetin e Ballshin. Fitojne edhe Himaren

Zgjedhjet e 8 majit shenuan rikuperimin e te gjitha bashkive qe socialistet i kishin humbur ne Jug te Shqiperise ne zona qe konsideroheshin bastione.

Fitorja me e rendesishme eshte konsideruar ajo e Sarandes ku Stefan ipa i PS-se mundi Edmond Gjoken e PD-se i cili drejtonte bashkine qe nga viti 2003 dhe kerkonte mandatin e trete. Kandidati i se majtes ka fituar me nje diference prej 1900 votash. Ne Rrethin e Sarandes socialistet rikuperuan edhe Komunen e Ksamilit ku mesuesi Besnik Abedini fitoi me diference prej 450 votash ndaj kryetarit ne detyre Vesel Kocia.

Gjithsesi ishte Qarku i Gjirokastres ai qe beri ndryshimin e madh per socialistet duke rikuperuar tri bashki te humbura ne zgjedhjet e shkurtit te vitit 2007. Termet Peci kandidati socialist i Tepelenes e quajti cunami valen e permbysjeve qe nisi me bashkine e fituar nga ai perballe dy kandidateve te forte nga e djathta dhe vijoi me fitoren e socialisteve ne Bashkine e Permetit dhe Bashkine e Memaliajit. Kandidati i PS-se ne Permet Gilberto Jace u shpall fitues kundrejt rivalit te LSI-se Kujtim Hoxha me 52 per qind te votave. Ne Memaliaj Lulzim Mece i PS-se u shpall fitues perballe Hatixhe Qendros me nje diference prej rreth 10 perqindesh. Ne Mallakaster Ilir ela i Partise Socialiste arriti te permbyste rezultatin e vitit 2007 te Bashkise se Ballshit me mbi 200 vota diference ndaj kandidates se PD-se.

Por surpriza e vertete e socialisteve mund te konsiderohet fitorja ne Himare qe nga shumekush u etiketua si lajmi me i mire i ketyre zgjedhjeve. Kandidati socialist Gjergji Goro arriti te renditej i pari nder pese kandidate per kete bashki duke lene me nje diference te vogel por te mjaftueshme per ta zhdukur nga skena politike Vasil Bollanon e PBDNJ-se i cili e qeveriste Himaren prej vitit 2003.

Vetem avantazhi i kandidatit socialist ne Bashkine e Kavajes mund ta zbehe pak shkelqimin e socialisteve ne Jug. Ervis Roshi kryesonte deri dje ne oren 2330 me 3705 vota perballe kandidatit Refik Rugia te Partise Demokratike. Ky rezultat u perket 19 kutive te numeruara nga 30 te tilla qe ka Bashkia e Kavajes dhe stafi i socialisteve kishte besim se ne kutite e mbetura rezultati vetem mund te thellohej ne favor te tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›