E Shtunë, 31 Tetor 2026

Victoria Beckham largon 14 punëtorë për të kursyer

Los Angeles, 20 gusht – Victoria dhe David Beckham kanë vendosur të kursejnë dhe për këtë kanë pushuar nga puna 14 punëtorë në shtëpitë e tyre në Los Angeles, Dubai dhe Francë. çifti, pasuria e të cilit vlerësohet në 115 milionë dollarë, ka vendosur të dëgjojë këshillat e këshilltarëve të tyre financiarë dhe të heqin dorë nga disa punëtorë, pasi shpenzojnë para kot për ta.

Në mesin e të pushuarve është edhe asistentja e personelit, kryekuzhinieri, disa kopshtarë, dadoja dhe agjenti për patundshmëri, transmetojnë gazeta britanike “The Sun”.

“David dhe Victoria janë multimilionerë, por kjo nuk do të thotë se duhet të shpenzojnë paratë kot. Njëherë dikush i ka këshilluar që t’i punësojnë të gjithë këta njerëz, e ata nuk kanë menduar nëse i duhen. Tani ekspertët kanë propozuar kursime dhe Victoria ka filluar pushimet nga puna”, ka thënë një burim i gazetës britanike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›