E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prindërit e Michael Jacksonit ndahen pas 60 vjet martese

Los Angeles, 20 gusht - Prindërit e Michael Jacksonit do të divorcohen pas 60 vjet martese. “Joe poshtëron Katherinen për vite dhe tani ka vendosur t’i jap fund kësaj”, ka deklaruar për mediet amerikane një burim i mirinformuar.

Joe dhe Katherine që pesë vjet nuk jetojnë bashkë, ndërsa kërkesën për divorc e ka paraqitur nëna e Michaelit, pasi nuk mund të përballojë më abuzimin e të shoqit.

Joe dhe Katherine Jackson janë martuar në vitin 1949 dhe kanë 9 fëmijë e 26 nipër e mbesa.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›