E Shtunë, 31 Tetor 2026

Victoria do te ndjeke David Beckham ne Milano

Victoria Beckham ka deklaruar se do te shkoje ne Milano me bashkeshortin David.

U mendua se Posh Spice do te qendronte ne Los Anxhelos me femijet Brooklyn, Romeo dhe Cruz gjate periudhes se qendrimit te David prane klubit te Milanit.

Por 34 vjecarja tha per “The Sun” se do te ndjeke pas te shoqin, do te marre me vete femijet dhe se ishte shume e gezuar.

“Nuk do te jete kohe e gjate. Ketu ne SHBA perfundon sezoni dhe David do te shkoje ne Itali. Une dhe femijet e mbeshtesim, eshte mundesi e mire per te”, tha Victoria.



Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›