E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topolino mbush 80-vjec

Nuk ka me corape te kuqe, po ama veshet i ka njesoj. Lindi 80 vjet me pare ne Walt Disney. Behet fjale per Topolino-n e famshem, me shikim te zgjuar dhe buzeqeshjen e perhershme.

Personazhi misheronte njeriun e shtreses se mesme amerikane, i afte te perballonte veshtiresite e perditshme.

Nje tip qe arrin gjithnje te zgjidhe rastet me komplekse dhe te dale nga telashet.

Pikerisht kinemaja eshte origjina e fatit te ketij personazhi shume te dashur. Ishte 18 tetori i vitit 1928, kur kartoni i animuar u shfaq para publikut.

Mickey Mouse u shfaq duke fershellyer ndersa drejtonte nje vapor dhe flirtonte me Minni-n, e po ashtu perleshej me macen prototip, Gambadilegno. Miushi i vogel shkelqeu shume, pasi kater vjet me vone u nderua me cmimin Oscar dhe ne 1940 realizoi filmin 'Fantasia".



Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›