SHBA: Mbështetë Shqipërinë në fushën e arsimit
Amerika si një vend mbështetës i përhershëm i shqipërisë, vijon të japë kontributin edhe në fushën e arsimimit. Në kuadër të javës ndërkombëtare të të arsimit, inisiativë e departamentit amerikan të shtetit, përfaqësues të ambasadës së SHBA-së në shqipëri, kanë mbajtur leksione informuese për studentët shqiptarë, në lidhje me mundësitë që shteti më i fuqishëm në botë ofron në këtë fushë. Shefi i marrëdhënieve me publikën në ambasadën amerikane në tiranë, ka qenë i pranishëm për këtë qëllim, mes studentëve të fakultetit histori- filologji. Java ndërkomëbtare e arsimit, iniciuar nga departamenti i SHBA-së dhe departamenti i arsimit në këtë shtet prej viti 2001, synon të promovojë programet që përgatisin amerikanët për një ambjent global. Në këtë këndvështim, përfaqësues të shba në vende të ndryshme anë e kënd botës, ftojnë individët e jo vetëm të rinjtë,të studiojnë, jetojnë dhe këmbejnë përvojat e tyre me kolegë amerikanë. Kjo me qëllimin, për ti bërë njerëzit lider të së ardhmes në vendet e tyre.