E Enjte, 5 Nëntor 2026

Video- Zbardhet juglindja e vendit/ Voskopoja dhe Dardha mbulohen nga bora, ja situata e rrugëve

Borë në juglindje të vendit.

Rreshjet kanë rënë në lartësinë mbi 1100 metra.

Borë ka pasur në fshatin turistik të Voskopojës e Dardhës, si dhe në fshatrat malorë të njësisë administrative Vithkuq të Korçës, kryesisht në Shtyllë dhe në majën e Mashkullorës aty ku trashesia e dëbores ka shkuar nga 10 deri në 15 cm.

Rrugët e fshatrave turistik të Dardhës dhe Voskopojë janë të kalueshme pa probleme.

Në Majë të Bigllës, në aksin Boboshticë-Dardhë ka pasur probleme në një segment rruge për mjetet e pa pajisura me goma të përshtatura për këto rrugë me rreshje  bore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›