E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Protestat e pazakonta në Kinë dhe kritikat ndaj Presidentit Xi

Miliona kinezë janë lodhur nga tre vjet kufizime të lëvizjes, si dhe testet e përditshme për Covid. Zemërimi është përhapur në të gjitha zonat e Kinës, nga qytetet e mëdha deri në rajonet e largëta, si Xinjiang dhe Tibet.

Zemërimi ka përfshirë çdo pjesë të shoqërisë, si studentët e rinj të universitetit, punëtorët e fabrikave, por edhe qytetarët e thjeshtë. Ndërsa zemërimi po rritet, protestat kundër masave anti-Covid janë bërë gjithnjë e më e zakonshme.

Por edhe demonstratat e kësaj fundjave janë të pazakonta në këtë realitet të ri, si në numrin e tyre, ashtu edhe për kritikat e drejtpërdrejta ndaj qeverisë dhe Presidentit, Xi Jinping.

Dalja masive në rrugë e qindra qytetarëve që bënin thirrje për dorëheqjen e Presidentit Xi, vetëm pak ditë më parë mendoheshin se ishin të paimagjinueshme.

Por, pas një proteste dramatike të kohëve të fundit mbi një urë të Pekinit, që habiti shumë njerëz, duket se është vendosur tashmë një hapësirë për shprehjen e mospajtimeve të hapur ndaj qeverisë.

Të tjerë kanë zgjedhur të valëvisin flamurin kinez, si dhe të këndojnë himnin kombëtar, teksti i të cilit përkrahin idealet revolucionare, si dhe i nxit njerëzit që “të ngrihen”. 

Është një shfaqje patriotizmi që mund të lexohet edhe si shprehje e mprehtë e solidaritetit me kolegët kinezë që vuajnë nën presionin politik të Xi për zero Covid, si dhe një thirrje për veprim.

Protestat e fundit janë pjesë e një serie të përshpejtuar demonstratash kundër masave të Kinës për zero-Covid, të cilat janë bërë gjithnjë e më të guximshme në kritikat ndaj qeverisë dhe Presidentit Xi.

Pavarësisht masave të rrepta, të infektuarit me Covid në Kinë, këtë javë, arritën nivele rekorde. BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›