E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bashkimi Evropian zotohet të garantojë sigurinë globale të ushqimit

Bashkimi Evropian zotohet të garantojë sigurinë globale të ushqimit. Deklarata u bë nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursual von der Leyen, nëpërmjet një postimi në Twitter. Ajo, ndër të tjera i ka krahasuar taktikat dhe sulmet e Rusisë në Ukrainë me Holomodorin, një taktikë kjo e sundimit komunist stalinist, që lidhej me zinë e bukës, praktikuar gjerësisht edhe mbi popullin ukrainas.

“90 vjet pas Holomodor-i, Kremlini po përdor sërish ushqimin si armë. Ne qëndrojmë pranë Ukrainës për të garantuar sigurinë globale të ushqimit”, ka deklaruar presidentja e KE-së.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›