E Enjte, 5 Nëntor 2026

Video- Zef Hila pyetet nga SPAK: U thirra në cilësinë e një personi që ka dijeni mbi një çeshtje

 Deputeti demokrat Zef Hila është thirrur sërish në Prokurorinë e Posaçme, ku është marrë në pyetje për afro 40 minuta.

Pas dëshmisë, ai refuzoi të tregonte dosjen për të cilën ishte pyetur, duke thënë vetëm se e kishin thirrur si person që kishte dijeni për një çështje.

Kjo është hera e dytë që Hila paraqitet në Prokurorinë e Posaçme brenda një muaji.

Më herët deputeti ka qenë edhe kryebashkiak i Vaut të Dejës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›