E Enjte, 5 Nëntor 2026

Video- Zjarr në Theth/ Shkrumbohet bujtina në qendër të fshatit turistik

Një bujtinë në fshatin tiristik Theth të Shkodrës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme

Sikurse mund të shihet dhe nga pamjet zjarri ka shkrumbuar pothuajse pjesën më të madhe të katit te siperm të Bujtinës. Ndërkohë, zjarrfikësja po punon për shuarjen e flakëve.

Bujtina e vëllezërve Guri e përfshirë nga flakët ndodhet në qendër të fshatit turistik.

Mendohet se shkak i zjarrit ka qenë luhatja e tensionit të energjisë elektrike,  për shuarjen e zjarrit kanë ndihmuar dhe banorët e zonës. Është kërkuar madje dhe ndërhyrja nga ajri , por ka qenë e pamundur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›