E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rusia akuza Ukrainës: Po helmoni ushtarët tanë në Zaporizhia

Ministria ruse e mbrojtjes ka akuzuar Ukrainën për helmimin e ushtarëve rusë në rajonin e Zaporizhias të kontrolluar nga Moska. Një këshilltar i ministrisë së brendshme të Ukrainës iu përgjigj akuzës, duke thënë se helmimi mund të jetë shkaktuar nga pasi ushtarët rusë kanë ngrënë mish të konservuar të skaduar.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, disa ushtarë u dërguan në një spital ushtarak me simptoma të helmimit të rëndë më 31 korrik. Nga analizat që iu nënshtruan, në trupin e tyre u gjet një substancë toksike , toksina botulinum e tipit B.

“Për terrorizmin kimik të miratuar nga regjimi Zelensky, Rusia po përgatit provat me rezultatet e të gjitha analizave”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.

Nuk është e qartë se sa ushtarë janë sëmurë apo si është gjendja e tyre sot. Moska po kryen njëkohësisht një tjetër hetim për një incident në të cilin Volodymyr Saldo, guvernatori i emëruar nga Rusia i Khersonit të pushtuar, u sëmur./ CNN.gr

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›