India goditet nga stuhitë, përmbytjet dhe rrëshqitja e dherave i marrin jetën 15 personave

Të paktën 15 persona kanë vdekur në Indi nga përmbytjet e shkaktuara nga musonët dhe rrëshqitjet e dheut në ultësirat e Himalajeve.
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut janë të zakonshme në Indi gjatë sezonit të musoneve (qershor-shtator) dhe sipas ekspertëve, ndryshimet klimatike po rritin shpeshtësinë, ashpërsinë dhe natyrën e papritur të tyre.
Në distriktin Mandi në shtetin verior të Himachal Pradesh , përmbytjet vranë tetë njerëz. Rrëshqitjet e dheut i morën jetën edhe shtatë personave të tjerë në shtet. Shkollat u mbyllën në zonat më të prekura./ CNN.gr
/rtsh.al/